“Dora e dytë” e krimit!

“Dora e dytë” e krimit!

Teksa grupet kriminale vijuan sagën e hesapeve të pa mbyllura, krimet nuk u ndalën as nga ‘dora e dytë’ përgjatë vitit 2025! Krime brenda në familje, vrasje për nderin e motrës apo vajzës, ‘plumba’ për pronën, kanal uji, kafe, drita makine, proshutë apo një kalë….ZËRI sjell disa nga ngjarjet që tronditën me shkakun e tyre. Motiv i dobët apo banal… arma dhe thika nuk kursyen kolegët, familjarët, gjykatës apo ata të cilët u gjetën në një konflikt të çastit…ajo që pasoi ishin dyert e mortit të hapura në familjet shqiptare nga jugu në veri. Kur dashuria ‘vret’! 2025 filloi me një histori dashurie jashtëmartesore, e cila përfundoi në vrasje. Më 5 janar 33-vjeçari Ramazan Mataj u ekzekuta në fshatin Dragoç në Postribë të Shkodrës nga...