Dolën në pistën e avionit pasi iu devijua fluturimi, prokuroria e Brindisit nis hetimin për 3 shqiptarët

Dolën në pistën e avionit pasi iu devijua fluturimi, prokuroria e Brindisit nis hetimin për 3 shqiptarët

Nata mes 6 dhe 7 janarit u shndërrua në kaos në aeroportin e Brindisit, pasi dy fluturime të kompanisë Wizz Air me destinacion Tiranën, nga Bergamo dhe Bolonja, u devijuan drejt aeroportit të Salentos për shkak të kushteve të këqija të motit në Shqipëri. Vendimi për devijimin e avionëve shkaktoi reagim të ashpër nga një pjesë e pasagjerëve, të cilët u mblodhën në pistë, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të rendit për rivendosjen e qetësisë dhe sigurisë. Sipas autoriteteve italiane, tre persona me origjinë shqiptare, të identifikuar përmes kamerave të sigurisë së aeroportit, dyshohet se kanë pasur rol kyç në përshkallëzimin e trazirave, për shkak të sjelljes agresive dhe aftësisë për të nxitur pasagjerë të tjerë të bashkoheshin me protestën. Prokuroria e Brindisit ka nisur...