DOKUMENTI – “Të jetë i arsyetuar”, Gjykata e Lartë vendos unanimisht, rishikohet praktika e arrestit me burg…

DOKUMENTI – “Të jetë i arsyetuar”, Gjykata e Lartë vendos unanimisht, rishikohet praktika e arrestit me burg…

Gjykata e Lartë vendosi sot rishikimin e vendimit të saj unifikues të vitit 2011 mbi masën e sigurimit të arrestit në burg dhe kohëzgjatjen e tij. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në përbërje të 16 gjyqtarëve, kanë vendosur unanimisht mbi standardet që duhet të udhëheqin gjykatat në caktimin dhe vijimin paraburgimit.Çështja u shqyrtua pas nismës së Kryetarit të Gjykatës së Lartë, i cili, në ushtrim të rolit kushtetues dhe ligjor të Gjykatës së Lartë për garantimin e një praktike gjyqësore të njëtrajtshme, të qëndrueshme dhe të parashikueshme, vuri në lëvizje Kolegjet e Bashkuara për t’i dhënë përgjigje shqetësimeve të evidentuara në praktikën gjyqësore lidhur me mënyrën se si kërkohej, arsyetohej, kontrollohej dhe zbatohej masa “arrest në burg”, si dhe për ta orientuar këtë...