DOKUMENTI-Rikthimi në detyrë i Veliajt si kryebashkiak, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

DOKUMENTI-Rikthimi në detyrë i Veliajt si kryebashkiak, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Erion Veliaj TIRANË-Gjykata Kushtetuese ka bërë publik vendimin për çështjen e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, duke i dhënë të drejtë kryebashkiakut dhe duke rrëzuar vendimet e Këshillit të Ministrave dhe Presidentit të Republikës. Sipas vendimit, Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin nr. 539, datë 25.09.2025 të Këshillit të Ministrave “Për shkarkimin nga detyra të Veliaj, duke e vlerësuar si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Sipas Gjykatës, “nuk mund të ekzistojnë dy lloje të shkarkimit të organit të zgjedhur vendor, ai “ligjor” dhe “kushtetues””. “Gjykata thekson se është ajo (Kushtetuta) që ka kompetencën për të kontrolluar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e organit të zgjedhur drejtpërdrejt, bazueshmëria në Kushtetutë dhe ligj e të cilit vlerësohet vetëm prej saj, si autoriteti i cili...