Dokumenti për “Bordin e Paqes”/ Rama dhe Spiropali nuk kanë firmosur, Bardhi gënjeu për marrëveshjen
Nga Kuvendi, kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi deklaroi se dokumenti që lidhet me Ratifikimin e marrëveshjes së Bordit të Paqes nuk është i firmosur nga Kryeministri Edi Rama dhe nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali. Por në fakt Bardhi tha një të pavërtetë. Sipas dokumentit të siguruar nga K.J rezulton e kundërta. Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 46, datë 21.1.2026, mban qartësisht firmën e Kryeministrit Edi Rama, si dhe firmën e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali. Dokumenti paraqet nënshkrimet përkatëse në fund të vendimit, duke rrëzuar pretendimin se ai nuk është firmosur nga autoritetet përgjegjëse. Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë dhe i hap rrugë shqyrtimit dhe miratimit të projektligjit në Kuvend, me procedurë...
Burimi:
kohajone.com