Dokumenti i publikuar në Exclusive/ Kupola komuniste e dinte që busti i Enverit do rrëzohej, Hekuran Isai njoftoi Ramiz Alinë dhe Adil Çarçanin
Autoritetet shtetërore ishin në dijeni të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha gati dy muaj përpara 20 shkurtit. Kjo provohet nga një dokument i kohës, ku ministri i Brendshëm, Hekuran Isai i dërgon një letër Ramiz Alisë dhe Adil Çarçanit. Në 26 dhjetor 1990, Isai njofton eprorët e tij për informacionin e ardhur nga dega e Vlorës. “Dega e Punëve të Brendshme Vlorë informon, se më datën 26.12.1990, një grup studentësh do të hedhin në erë monumentin e shokut Enver Hoxha Tiranë. Gjithashtu, më datën 30-31.12.1990 do të zhvillohet një demonstratë e madhe para Komitetit Qendror të Partisë në mbështetje të Partisë Demokratike, për të kërkuar lejimin e financimit të saj nga jashtë. Po marrim masa për verifikimin e të dhënës dhe parandalimin e...
Burimi:
top-channel.tv