DOKUMENTI- 26 tonë misër nga Serbia me alfatoksinës, AKU në Shkodër kallëzon subjektin ‘Modi’ shpk
misri i bllokuar SHKODËR-Drejtoria rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Qarku Shkodër ka kallëzuar në prokurori subjektin tregtar “Modi” shpk që importon misër nga Serbia. Në magazinat e kësaj kompanie janë bllokuar 26 tonë misër rifuxho, që rezulton me mbi normë të alfatoksinës B1. 'Modi' sh.p.k sipas kallëzimit akuzohet për ‘Mashtrim me produktet ushqimore’. Fillimisht, Drejtoria Rajonale kishte vendosur bllokimin e mallrave deri në përfundimin e analizave laboratorike, por më pas subjekti dyshohet se ka shkelur sërish ligjin duke manipuluar produktet e bllokuara. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nënvizon rëndësinë e respektimit të standardeve të sigurisë ushqimore dhe paralajmëron inspektime të vazhdueshme për të parandaluar rreziqet për konsumatorët. Kujtojmë se bllokim të ngarkesave me misër të ardhur nga Serbia janë bërë në Shkodër dhe Elbasan, me qëllim kryerjen e analizave...
Burimi:
zeri.ai