DOKUMENTET/ E pandehur bashkë me Ballukun për afera me tenderat, ministrja tenton ta emërojë shoqen e vet në krye të KPP

DOKUMENTET/ E pandehur bashkë me Ballukun për afera me tenderat, ministrja tenton ta emërojë shoqen e vet në krye të KPP

Megjithëse Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për dy çështje tenderash dhe nën hetim për gjithsej 11 procedura, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë po tenton një emërim të ri personal, të konsideruar me gjasë problematik, në Komisionin i Prokurimit Publik (KPP). Emri që po diskutohet si kreu i KPP-së është ai i Irma Drobonikut, e cila më herët ka mbajtur funksionin e Sekretares së Përgjithshme të KPP, në periudhën kur institucioni drejtohej nga Jonaid Myzyri. Myzyri është pezulluar nga detyra me kërkesë të SPAK dhe është i marrë pandehur për shkelje të barazisë në tendera. Burime jozyrtare pohojnë se Irma Droboniku ka lidhje të afërta personale dhe profesionale me Viola Haxhiademi, deri para pak ditësh Sekretare e Përgjithshme dhe krahu i djathtë i...