Doganat ‘zbarkojnë’ te pijet alkoolike, biznesi në Berat gjobitet me 45.7 milionë lekë

Doganat ‘zbarkojnë’ te pijet alkoolike, biznesi në Berat gjobitet me 45.7 milionë lekë

Një biznes në Berat është kapur me shkelje gjatë kontrolleve të Doganave dhe gjobitur me 45.7 milionë lekë. Shkeljet janë konstatuar nga Dega Doganore Berat gjatë kontrolleve në magazinat fiskale, ku janë verifikuar produktet me akcizë, kryesisht pijet alkoolike. Kontrollet kanë nxjerrë probleme me pullat fiskale, stokun e tyre dhe përputhjen me mallrat që ndodheshin në magazinë. Në verifikim kanë hyrë të gjitha kategoritë, nga lënda e parë te produktet e gatshme. Ky rast vjen në një kohë kur Administrata Doganore ka shtuar kontrollet në të gjithë vendin për bizneset që merren me mallra akcize. Sipas Doganave, aksioni do të vijojë, me fokus respektimin e rregullave për pullat fiskale dhe deklarimin e saktë të mallrave. Sipas të dhënave zyrtare, pjesa më e madhe e detyrimit...