Dogana “godet” kontrabandën: Bllokohen mbi 3 mijë pajisje elektronike të falsifikuara

Dogana “godet” kontrabandën: Bllokohen mbi 3 mijë pajisje elektronike të falsifikuara

pajisjet e bllokuara TIRANË- Një aksion i Drejtorisë së Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore Tiranë dhe Drejtorinë e Markave dhe Patentave, ka çuar në bllokimin e mbi 3130 pajisje elektronike të llojeve dhe markave të ndryshme, mbi dyshimin e falsifikimit/tregtimit pa autorizimet përkatëse. Në njoftim, theksohet se strukturat doganore vijojnë me procedurat ligjore të plota për verifikimin dhe hetimin e rastit. Dogana bën me dije se gatishmëria për parandalimin e çdo shkeljeje të ligjit mbetet maksimale, dhe çdo tentativë abuzimi apo shkelje e Kodit Doganor do të ndëshkohet pa tolerancë. "Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore Tiranë dhe Drejtorinë e Markave dhe Patentave, ka bllokuar mbi 3130 pajisje elektronike të llojeve dhe markave të ndryshme , mbi dyshimin e falsifikimit apo tregtimit pa autorizimet përkatëse. Strukturat...