“Do vdesim këtu”! Banorët e Rrjollit përplasen me policinë dhe bllokojnë punimet, qëllojnë me gurë fadromat

“Do vdesim këtu”! Banorët e Rrjollit përplasen me policinë dhe bllokojnë punimet, qëllojnë me gurë fadromat

Banorët e Rrjolit VELIPOJË- Banorët e Rrjolit në Velipojë kanë protestuar edhe sot, kundër ndërtimit të resortit luksoz të Bashkim Ulajt, në zonë. Situata është tensionua, pasi qytetarët janë ulur në rrugë dhe kanë bllokuar automjetet, duke qëlluar me gurë drejt fadromave të kompanisë "Gener 2". Përballë kësaj situate ka ndërhyrë policia për të ndaluar banorët, por këta të fundit janë përplasur edhe me forcat e rendit.  “Punëtorë ju punëtorë ne, me gjak ju me gjak ne”, shprehen ata ndërsa kanë deklaruar edhe se janë gati të japin edhe jetën për tokën e të parëve. “Do të vdesim këtu për tokën tonë dhe të gjyshërve”, tha njëri prej banorëve. Banorët e Rrjollit prej disa ditësh kanë protestuar duke kundërshtuar ndërtimet në pronat e tyre. Ata kanë protestuar para Kuvendi...