‘Do t’ju blejmë apartamente’! Çifti zhvati qytetarët, në ‘rrjetën’ e mashtrimit futën edhe kompanitë e ndërtimit

‘Do t’ju blejmë apartamente’! Çifti zhvati qytetarët, në ‘rrjetën’ e mashtrimit futën edhe kompanitë e ndërtimit

foto ilustruese TIRANË-Një çift nga Tirana ka rënë në pranga pasi dyshohet se kanë mashtruar qytetarët se do t’iu blinin apartamente. Duke u hequr si agjent imobiliar, Elvis Ramca dhe Veriana Ziu, pasi përvetësonin paratë, falsifikonin mandate banke për të mashtruar qytetarët se paratë ishin depozituar. Për ta bërë më të besueshme, çifti mandatet e falsifikuara ua paraqitnin edhe shoqërive në fushën e ndërtimit, për t’i mashtruar që të lidhnin kontrata për shitblerje apartamentesh. Njoftimi i policisë: Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i mashtruar se do t’iu blinin apartamente, dhe më pas falsifikonin mandate banke, për t’i bindur për depozitimin, arrestohen 2 shtetas (bashkëjetues). Mandatet e falsifikuara, 2 shtetasit ua paraqitnin edhe shoqërive në fushën e ndërtimit, për t’i mashtruar që të...