“Do ti djeg me benzinë”! Kërcënoi se do hakmerrej për vrasjen e të birit, procedohet babai i Martin Çeços

“Do ti djeg me benzinë”! Kërcënoi se do hakmerrej për vrasjen e të birit, procedohet babai i Martin Çeços

Nevzat Çeço KORÇË-Nevzat Çeço, babai i të ndjerit Martin Çeço është proceduar penalisht ne gjendje të lirë, pas deklaratave të tij para kamerave për vetëgjyqësi. Babai i Çeços reagoi pas vendimit të Gjykatë së Apelit, e cila liroi nga burgu 3 autorët e dyshuar të vrasjes së të birit. Sipas tij 3 të akuzuarit ishin personat që kishin vrarë djalin e tij dhe tha se nuk i dhimbsej më jeta. Me lot në sy para kamerave u shpreh se do i digjte me benzinë autorët dhe familjet e tyre. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. Ç., 70 vjeç, banues në fshatin Kolanec, për veprën penale “kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje”, njofton policia. Gjykata e Apelit në Tiranë...