“Do të vrasim më të mirin e fisit”/ Hakmarrja mes dy familjeve në Mamurras, zbardhet dëshmia e kunatit të Imer Hajdarit
Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore Klodiana Lala, solli këtë të martë historinë e Imer Hajdarit, polici i burgut 313 i ekzekutuar 14 vjet më parë, më 10 Prill 2012 në Tiranë. Nga të dhënat e dosjes hetimore, gjatë emisionit u transmetuan detaje të reja nga ngjarja ende e pazbardhur, megjithëse familjarët e Imer Hajdarit kërkojnë drejtësi. Vrasja e tij mund të ishte cilësuar edhe një enigmë, me njëqind të panjohura, nëse rrethanat në të cilat u qëllua do të ishte një e vërtetë e tillë. Por nëse sot ky krim ka mbetur një mister, kjo nuk është për shkak të aftësisë që treguan autorët për të fshehur gjurmët, po për paaftësinë mesa duket që tregoi grupi hetues për t’i shkuar deri në fund...
Burimi:
gijotina.com