“Do të publikoj biseda e foto intime”/ I mori 4 mijë euro dhe shantazhoi shtetasin grek për 3 vite, arrestohet korçari (EMRI)
drejtoria e policise korce KORÇË- Një 47-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi akuzohet për shantazh dhe mashtrim ndaj disa shtetasve grekë, nga të cilët dyshohet se ka përfituar shuma të konsiderueshme parash. Sipas bluve të Korçës, Kristi Joga dyshohet se i ka marrë 4 mijë euro një shtetasi grek duke e kërcënuar për rreth 3 vjet. Gjithashtu, ai dyshohet se ka përdorur të njëjtën skemë edhe ndaj shtetasve të tjerë grekë, duke përfituar shuma që variojnë nga 30 mijë deri në 40 mijë euro. Njoftimi i policisë: Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Blackmail”. Operacioni, rezultat i 4 muajve hetime me metoda proaktive. I mori 4000 euro një shtetasi grek, duke e shantazhuar për rreth 3...
Burimi:
zeri.ai