“Do të publikoj biseda dhe foto intime”/ I mori 4 mijë euro një shtetasi grek dhe e shantazhoi për 3 vite, arrestohet 47-vjeçari në Korçë

“Do të publikoj biseda dhe foto intime”/ I mori 4 mijë euro një shtetasi grek dhe e shantazhoi për 3 vite, arrestohet 47-vjeçari në Korçë

Një 47-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se i ka marrë 4000 euro një shtetasi grek dhe e ka shantazhuar këtë të fundit për rreth tre vite. Nga hetimet dyshohet se shtetasi me iniciale K. J., për një periudhë rreth 3-vjeçare, nëpërmjet shantazhit për publikimin e bisedave dhe fotove intime, ka përfituar rreth 4000 euro, nga një shtetas grek. Gjithashtu, shtetasi K. J. dyshohet se me të njejtin mekanizëm, ka përfituar edhe nga shtetas të tjerë grekë, shuma të konsiderueshme parash, që variojnë nga 30 000 – 40 000 euro. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të shtetasve të tjerë të përshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm...