“Do të ndahem nga burri”/ 30-vjeçarja merret me forcë në makinë, dhunohet nga vëllai dhe xhaxhai i saj
FOTO ILUSTRUESE GJIROKASTËR- Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Gjirokastër, ku një 30-vjeçare është dhunuar nga familjarët e saj. Sipas njoftimit të uniformave blu, 4 persona janë proceduar në polici, mes tyre vëllai dhe xhaxhai i 30-vjeçares, të cilët dyshohen si autorët kryesorë të ngjarjes. Dyshohet se e reja është marrë me forcë dhe dhe dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai i saj, në shtëpinë e këtij të fundit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. A., 34 vjeç, S. A., 53 vjeç dhe E. M., 51 vjeç, të tre banues në Tiranë, si dhe për shtetasin L. L., 43 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se si pasojë...
Burimi:
zeri.ai