“Do ndjekim prioritetet e Trump në Shqipëri”, Nancy VanHorn mesazh për SPAK e BKH: Duhet të forcohen këto institucione, të luftohet krimi i organizuar dhe trafiku i narkotikëve

“Do ndjekim prioritetet e Trump në Shqipëri”, Nancy VanHorn mesazh për SPAK e BKH: Duhet të forcohen këto institucione, të luftohet krimi i organizuar dhe trafiku i narkotikëve

Nancy VanHorn ka përcjellë në Tiranë mesazhet e Presidentit Donald Trump, teksa deklaroi se organizatat ndërkombëtare kriminale dhe terroriste, veçanërisht ato të angazhuara në trafikimin e narkotikëve janë kërcënimi më i madh për sigurinë e Shteteve të Bashkuara në Hemisferën Perëndimore, ku këto grupe po destabilizojnë shtet-kombet dhe po i çojnë në emigrim masiv. Këto deklarata e ngarkuara me Punë e SHBA në Shqipëri i bëri gjatë pjesëmarrjes së saj në ceremoninë e mbylljes së trajnimit të udhëhequr nga FBI për hetuesit e SPAK dhe BKH në Akademinë e Sigurisë. Ajo theksoi po ashtu se do të ndjekë me këmbëngulje prioritetet e presidentit Trump në Shqipëri, me qëllim forcimin  e institucioneve që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve, si SPAK, BKH dhe Akademinë...