Do lirohet nga burgu? Meta në “luftë” për të fituar lirinë, Kushtetuesja vendos më 8 prill
ilir meta- Gjykata Kushtetuese TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 8 prill, për shqyrtimin e ankimit të ish-presidentit Ilir Meta kundër vendimit që e mban atë në "arrest me burg". Mësohet se seanca është planifikuar të zhvillohet në orën 11:00 dhe do të realizohet vetëm mbi bazën e akteve shkresore, pa prezencën e Metës dhe pa përfaqësues të SPAK-ut. Meta ka kërkuar të shpallë të papajtueshëm me Kushtetutën vendimin e 27 shkurtit të Gjykatës së Lartë, e cila konfirmoi masën e sigurisë "arrest me burg", si dhe shfuqizimin e vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme më 19 nëntor 2024 dhe vendimet e Shkallës së Parë më 20 dhe 23 tetor 2024. Në seancën e 8 prillit, shqyrtimi në bazë dokumentesh do të përfshijë të gjitha argumentet ligjore të paraqitura...
Burimi:
zeri.ai