“Do kaloj unë i pari”! Si ndodhi vrasja në Mamurras, 57-vjeçari u godit për vdekje me çekiç

“Do kaloj unë i pari”! Si ndodhi vrasja në Mamurras, 57-vjeçari u godit për vdekje me çekiç

FOTO ILUSTRUESE MAMURRAS- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në aksin rrugor Krujë–Mamurras, ku pas një konflikti mes dy drejtuesve të mjeteve, njëri prej tyre ka mbetur i vdekur. Raportohet se sherri mes viktimës Petrit Ndou dhe Andi Vokrit, erdhi për makinat, se kush do të kalonte i pari.  Konflikti ka agravuar në dhunë fizike, ku Vokri ka goditur për vdekje me çekiç Petrit Ndoun, 57 vjeç. Viktima ka humbur jetën si pasojë e një plagë të rëndë në kokë, ndërsa në vendngjarje është gjetur edhe një çekiç, i cili dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit. Autori është shoqëruar menjëherë nga uniformat blu dhe po merret në pyetje nga grupi hetimor. Paralelisht, policia po mbledh dëshmitë e dëshmitarëve okularë, si dhe po analizon provat materiale...