“Do jeni lëkurë këpuce për SPAK”, Bardhi akuza mazhorancës: Nuk ka integrim pa i hequr imunitetin Ballukut

“Do jeni lëkurë këpuce për SPAK”, Bardhi akuza mazhorancës: Nuk ka integrim pa i hequr imunitetin Ballukut

Në debatet në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, hodhi akuza drejt mazhorancës duke thënë se raporti paraprak i Komisionit të Jashtëm të PE tregon regres, në vend të progresit që krenohet qeveria. Ndër të tjera, ai e pyeti Elisa Spiropalin nëse do t’i hiqet imuniteti Ballukut. “Mbroje Ballukun se të merr me vete. Nuk është sajesë as e opozitës, as e mediave ndërkombëtare korrupsioni i qeverisë suaj. S’është sajesë që raporti i dorëzuar në Komisionin e Jashtëm të PE thotë të kundërtën dhe është i përgatitur nga partia simotër juaja në Parlamentin Europian. Thotë që ka probleme madhore me korrupsionin, ndërhyrjen e qeverisë në pushtetin gjyqësor, moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe të gjitha këto probleme tregojnë regres. Ballukun nuk...