“Do fitosh 50 mijë €!”/ SPAK godet call center-at mashtrues në Tiranë

“Do fitosh 50 mijë €!”/ SPAK godet call center-at mashtrues në Tiranë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i përbashkët i SPAK, autoriteteteve italiane, dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, në disa ambiente të marra me qira në Tiranë, lidhur me mashtrimet përmes call center-ave. Mësohet se deri tani janë arrestuar 10 persona, mes të cilëve një shtetas italian, ndërsa dy të tjerë, pronarët, janë shpallur në kërkim. Gjithashtu gjatë operacionit, hetuesit mësohet se kanë sekuestruar portofole kriptomonedhash. Sipas Balkanweb, ky operacion ka nisur pas denoncimeve në emisionin “Le Iene” në Itali. Prej disa javësh, hetimi i gazetarit italian Luigi Pelazza ka zbuluar ekzistencën e një sistemi të organizuar që, nëpërmjet call centerave, të cilat veprojnë në disa vende përfshirë edhe Shqipërinë, ka mashtruar dhe vjedhur miliona euro nga mijëra viktima në të gjithë botën....