“Do bëjmë vetëgjyqësi”/ Banorët e përmbytur të fshatit Çiflik dalin në protestë: Na mbyti bashkia, ka mbyllur kanalin kullues

“Do bëjmë vetëgjyqësi”/ Banorët e përmbytur të fshatit Çiflik dalin në protestë: Na mbyti bashkia, ka mbyllur kanalin kullues

Banorët e fshatit Çiflik janë ngritur mbrëmjen e sotme në protestë për shkak të përmbytjeve, që sipas tyre shkaktohen nga bllokimi i kanalit kullues. Prej me shumë se një muaji kanali është i bllokuar dhe kjo ka çuar në përmbytjen  e tokave dhe banesave të tyre, dy herë brenda këtyre dy muajve. Banorët pohojnë se që prej ngushtimit të kanalit nga ana e bashkisë, në Çiflik përmbytjet kanë qenë të shpeshta. “Është bllokuara kanali. Nuk e di sesi ka ardhur uji, u mbyt fshati. Nuk na përgjigjet njeri. Nuk na e shpjegon njeri pse është mbyllur ura. Jemi përmbytur të gjithë si fshat”-thotë një banore. “Duam të hiqet betoni shtesë dhe të derdhet uji. Nuk duam ndihmë, duam të hapet ura. Ky është kanal kullues,...