Djegia e 8 autobusëve në Durrës, policia zbardh ngjarjen: Zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike
PAMJE NGA VENDNGJARJA DURRËS- Tetë autobusë u dogjën si pasojë e një zjarri masiv në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë “Eco Park”. Blutë e Durrësit bëjnë me dije se autobusët e djegur, ndodheshin jashtë funksionit. Sipas policisë, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në baterinë e njërit prej autobusëve. "Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, lidhur me zjarrin në parkun e autobusëve, ku u dogjën 8 autobusë që ndodheshin jashtë funksionit, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori si ngjarje aksidentale, pasi nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në baterinë e njërit prej autobusëve.", thuhet në njoftimin e policisë. Ngjarja ndodhi...
Burimi:
zeri.ai