“Djali na vdiq nga neglizhenca”, vdekja e 23-vjeçarit, prindërit denoncojnë mjekët e Traumës

“Djali na vdiq nga neglizhenca”, vdekja e 23-vjeçarit, prindërit denoncojnë mjekët e Traumës

Me akuza të rënda për neglizhencë mjekësore, prindërit e 23-vjeçarit Albert Togu kanë kallëzuar në Prokurori mjekët e Spitalit të Traumës, duke i bërë përgjegjës për vdekjen e të birit i cili ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të kësaj të hene. Familjarët tregojnë për kamerën e New24, se djali i tyre ndodhej i shtruar në spitalin e Traumës si pasojë e një aksidenti rrugor. Babi i 23 vjeçarit Albert Togu ka kallëzuar në prokurori mjekët, sipas së cilit djali i tij ndërroi jetë nga neglizhenca. I tronditur, Kujtim Togu thotë se trupi i të birit u transportua në Morg por ende nuk i ëshë bërë autopsia. Sipas tij, mjekësia ligjore nuk mund të kryejë autopsinë pa kartelën e të ndjerit, e cila...