Ditë me diell por rënie temperaturash, parashikimi i motit për sot
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa priten vranësira të pakta deri mesatare kryesisht në lindje e jug të vendit. Era do të fryjë me drejtim verilindje-lindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare në veri dhe zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 16 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Burimi:
kohajone.com