“Dita e Verës” paralizon autostradën Tiranë- Elbasan, radhë kilometrike automjetesh, Policia plan masash
Pamje nga trafiku ELBASAN- Elbasani feston “Ditën e Verës”, ku shumë njerëz kanë zgjedhur që ta kalojnë festën në qytetin e traditës. Mbrëmjen e sotme është organizuar një koncert festiv, ku si për shkak të kësaj janë shkaktuar edhe radhë kilometrike. Në autostradën Tiranë–Elbasan një trafik kilometrik është shkaktuar. Radha e automjeteve të “paralizuara” ka nisur nga dalja e tunelit të Krrabës deri në zonën e Bradasheshit, duke vështirësuar kështu ndjeshëm qarkullimin e tyre. Drejtuesit e automjeteve bëjnë të ditur se lëvizja në disa segmente është shumë e ngadaltë dhe pothuajse e pamundur. Ndërkohë, Policia e Elbasanit ka marrë masa me qëllim garantimin e mbarëvajtjeve të aktiviteteve të organizuara në këtë qytet. Bëhet me dije se kufizimi i qarkullimit ka nisur sot dhe do të...
Burimi:
zeri.ai