Dita e Verës në Tiranë/ Panair me produkte artizanale, muzikë dhe aktivitete për të gjitha grupmoshat deri në mbrëmje
Dita e Verës është një festë e lashtë pagane që është ruajtur ndër breza dhe e ndërthurur me elementë moderne, po festohet nga qytetarët në qendër të Tiranës me program të pasur aktivitetesh kulturore, artistike, sportive dhe gastronomike të shpërndara në disa nga hapësirat kryesore të qytetit. Një nga atraksionet kryesore është ekspozimi i makinave retro të dekoruara me lule natyrale në Sheshin Skënderbej, që tërhoqi vëmendjen edhe të turistëve. Festa nis në Parkun Europa me muzikë nga artistët e rinj dhe dhe vijon me aktivitete pranë ministrive të fokusuara në promovimin e projekteve artistike nga fëmijët, që e shijojnë këtë ditë më shumë se çdokush. Artizanët ekspozuan punimet e tyre në panairin e instaluar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërsa Sheshi Nënë Tereza i...
Burimi:
top-channel.tv