Dita e tretë e protestës në Velipojë, i moshuari bie pa ndjenja: Nesër do jemi para SPAK-ut
Përshkallëzohet situata në fshatin Baks-Rrjoll të Velipojës, ku për të tretën ditë me radhë banorët po protestojnë kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë. Gjatë përplasjes me forcat e policisë, një nga protestuesit ka rënë në tokë në gjendje të rënduar shëndetësore, duke u dukur pa ndjenja. Ngjarja ka ndodhur mes tensioneve dhe shtyrjeve mes protestuesve dhe efektivëve, ndërsa në momentin kur qytetari është rrëzuar, pranë tij ndodheshin vetëm gazetarë dhe banorë të tjerë. Asnjë punonjës policie nuk është afruar menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë. Pavarësisht thirrjeve të menjëhershme për ndihmë, autoambulanca nuk u shfaq në vendngjarje, duke shkaktuar zemërim dhe panik mes të pranishmëve. Banorët pohojnë se kishin telefonuar urgjencën prej rreth një ore, por pa asnjë përgjigje. Kjo vonesë e...
Burimi:
gijotina.com