Dita e tretë e protestës në Qafë Thanë, kamionët vijojnë të qëndrojnë të bllokuar
Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, më e madhja në juglindje të vendit që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, kamionët vijojnë të qëndrojnë të bllokuar për shkak të protestës së nisur 3 ditë më parë. Në doganë janë mjete të tonazhit të rëndë me targa të Maqedonisë së Veriut. Bllokada është planifikuar të zgjasë rreth 7 ditë, ndërsa nëse kërkesat nuk plotësohen, Shoqata e Kamionistëve ka paralajmëruar mundësinë e zgjatjes së protestës. Situata në doganën e Qafë Thanës vijon të jetë normale dhe pa problematika. Në palën maqedonase kamionët vijojnë të jenë të vendosur në radhë. Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë së Veriut ka nisur bllokadën në rreth 10 pika kufitare, me pjesëmarrjen e rreth 370 kamionistëve. Ata protestojnë kundër zbatimit të...
Burimi:
top-channel.tv