Dita e pestë e protestës, vijon përplasja e banorëve të Rrjollit me policinë: Haku jonë e ka vra gjyqtarin…do t’i vrasim të gjithë
Banorët e Rrjollit të Velipojës VELIPOJË- Banorët e Rrjollit të Velipojës kanë dalë sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të Bashkim Ulajt. Protesta është shoqëruar sërish me përplasje mes efektivëve, por jo vetëm. Protestuesit shprehen të vendosur për të bllokuar punimet në këtë forme çdo ditë. Banorët janë përplasur edhe me punonjësit e makinerive, të cilët i kanë nxjerrë nga makinat me qëllim bllokimin e punës. Të tensionuar ata kanë përmendur edhe vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Një fshat turistik me vila e hotele luksoze do të ndërtohet në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër dhe ka sipërfaqe prej 147.2 hektarësh. Në 31 dhjetor të vitit 2024 biznesmeni Bashkim Ulaj, së bashku me dy vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet...
Burimi:
zeri.ai