Dita e Dritës dhe Ujit të Bekuar, kryqi hidhet në detin Jon, kapet nga Andrea Baruta

Dita e Dritës dhe Ujit të Bekuar, kryqi hidhet në detin Jon, kapet nga Andrea Baruta

6 janari i këtij viti, i njohur nga besimtarët e fesë ortodokse si Dita e Dritës dhe Ujit të Bekuar, është shoqëruar nga ceremoniali tradicional i Dritës dhe hedhjes së kryqit në detin Jon në Sarandë. Besimtarë të shumtë iu drejtuan kishës së “Shën Harallambit”, në qytetin e Sarandës, ku morën pjesë në meshën për bekimin e ujit e dhënë nga Athanail, Despoti i Gjirokastrës, i cili përcolli mesazhe paqeje, uniteti dhe shprese për besimtarët. Në mbarim të meshës të pranishmit u spërkatën me ujin e bekuar. Pas meshës në Kishë një numër i madh besimtarësh kanë shoqëruar ceremonialin e hedhjes së kryqit në ujë. Kryqi i shenjtë është hedhur në ujërat e Jonit, nga trampolina e ngritur buzë detit në segmentin e shetitores përballë me...