Dita e 10-të e bllokimit në Korridorin VIII, punimet për rrugën alternative vazhdojnë pa ndërprerje
Në ditën e 10-të të bllokimit të Korridorit VIII, punimet vazhdojnë me kapacitet të plotë, natë e ditë, për të rikthyer aksesin në një nga akset rrugore më të rëndësishme të vendit. Devijimi i lumit Shkumbin në të majtën e tij është përfunduar, ndërsa tashmë ka nisur sistemimi i terrenit për ndërtimin e bypass-it provizor prej 1.3 km, i cili do të lejojë rikthimin e lëvizjes në këtë segment. Pas lehtësimit të shpatit të malit, gjatë ditës së shtunë janë vendosur dy sonda, ndërsa sot po vendosen dy të tjera për të mundësuar studimin gjeologjik të terrenit. Projektuesi ka përgatitur tashmë tre projekt-propozime, dhe mëngjesin e së hënës grupi teknik do të zgjedhë njërin prej tyre. Sipas projektit të përzgjedhur do të përcaktohen edhe afatet...
Burimi:
kohajone.com