Dita 16-të e protestës! Banorët e Rrjollit paralajmërojnë grevë urie, shoqërime në Polici: Largohuni se do bëhet kërdia
banorët e shoqëruar në Polici SHKODËR-Kjo është dita e 16-të që banorët e Baks-Rrjollit në Velipojë protestojnë kundër zaptimit të pronave të tyre, ku do të ndërtohet një resort nga biznesmeni Bashkim Ulaj. Policia e Shkodrës ka shoqëruar 6 banorë të Baks-Rrjollit mëngjesin e kësaj të mërkure, mes tyre edhe një grua, të cilët i kanë zënë rrugën punonjësve të firmës që po ndërton resortin në pronat e tyre. Në rast se Apeli Administrativ nuk jep vendim për ndalimin e punimeve nga firma e ndërtimit, banorët paralajmëruan se do të futen në grevë urie përpara SPAK-ut. Rreth 60 familje kërkojnë ndalimin e punimeve. Protestat janë shoqëruar me përplasje me Policinë, ku nuk kanë munguar dhe incidentet dhe shoqërimet e banorëve në Komisariat. Banorët denoncojnë se resorti po ndërtohet...
Burimi:
zeri.ai