“Disa presidentëve këtu duhet t’i vijë turp”/ Rama ngre çështjen e Hagës në Bordin e Paqes: Le të bëjmë diçka para se të bëhet më keq
Në fjalën e tij në Bordin e Paqes, Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai iu drejtua Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke i thënë se ish-krerët e UÇK-së, përfshirë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, po mbahen në një gjyq prej 6 vitesh. Ai kritikoi drejtësinë europiane, që sipas tij është sponsorizuar nga disa vende prezente në Bordin e Paqes dhe që duhet t’i vijë turp. “Më lejoni shumë shkurtimisht t’ju tërheq vëmendjen te një tjetër konflikt i hapur ,më pranë vendit tim, ku udhëheqja e Presidentit Trump gjatë mandatit të tij të parë, e solli Kosovën dhe Serbinë më pranë se kurrë drejt një marrëveshjeje përfundimtare paqeje. Presidenti i Kosovës, që, asokohe, u ndalua të udhëtonte...
Burimi:
top-channel.tv