Dimër në pranverë? Zbardhet nga dëbora juglindja e vendit, si paraqitet situata me rrugët
Edhe pse zyrtarisht jemi në pranverë, zonat malore të qarkut të Elbasanit janë përfshirë nga reshjet e dëborës. Siç raportohet, në Gjinar dhe Zavalinë të Elbasanit reshjet e dëborës janë mesatare. Ndërsa me intensive reshjet e dëborës janë në fshatrat e Librazhdit, Steblevë dhe Qarrishtë. Reshjet e dëborës janë rikthyer në qarkun juglindor të vendit, duke përfshirë kryesisht zonat mbi 1100–1200 metra lartësi, veçanërisht në rrethinat e Pogradec. Sipas raportimeve, gjatë orëve të para të mëngjesit reshjet kanë qenë me intensitet të ulët deri në mesatar. Situata ka angazhuar strukturat përgjegjëse, të cilat kanë ndërhyrë për pastrimin e akseve kryesore rrugore, sidomos në segmentet ku dëbora ka qenë më e dendur. Problematikat më të theksuara janë regjistruar në aksin Qukës–Qafë Plloçë dhe në zonën e...
Burimi:
gijotina.com