Digjet automjeti në autostradën Fier–Vlorë, nuk ka të lënduar
Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën që lidh Fierin me Vlorën. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme, ku makina është djegur pothuajse plotësisht. Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar nga ky incident. Flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke shkrumbuar automjetin. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit, ndërsa ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një defekt teknik apo për rrethana të tjera. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv