Digjen gjatë natës automjetet e biznesmenit në Ksamil, dyshohet të jetë e qëllimshme, kishte konflikte…

Digjen gjatë natës automjetet e biznesmenit në Ksamil, dyshohet të jetë e qëllimshme, kishte konflikte…

Dy automjete janë shkrumbuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së biznesmenit Rexhep Korbi. Ky i fundit është pronar i një restoranti dhe një plazhi në bregdetin e Ksamilit. Ngjarja dyshohet të jetë e qëllimshme, ndërkohë që policia ka nisur hetimet. Paraprakisht po hetohet në pistën e konfliktit të pronësisë. Top Channel