Digjemi në verë, përmbytemi në dimër

Digjemi në verë, përmbytemi në dimër

Pas emergjencës së zjarreve të verës, vendi po përballet me dëme të mëdha këtë fillim viti nga përmbytjet. Qeveria po përgjigjet duke ulur buxhetin për emergjencat civile. Nga më shumë se 5.4 miliardë lekë në projektbuxhetin 2025, për vitin e ardhshëm për emergjencat civile janë parashikuar më pak se 5.3 miliardë lekë. ”Nuk kam se çfarë them. Buxheti duhej të ishte rritur, jo ulur. Kur përballesh çdo vit me zjarre, përmbytje dhe emergjenca të tjera, ulja e fondeve për mbrojtjen civile është një sinjal i gabuar për pushtetin vendor”, tha për A2 CNN Adelina Farrici, Shoqata për Autonomi Vendore. ”Është vërtet paradoksale. Nga njëra anë flasim për ndryshime klimatike dhe rritje rreziku, nga ana tjetër planifikojmë më pak para për t’u përballur me to”, u...