Dhunoi berberin me shkop gome dhe i dëmtoi makinën, vihet në pranga 25-vjeçari shqiptar në Greqi

Dhunoi berberin me shkop gome dhe i dëmtoi makinën, vihet në pranga 25-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 25-vjeçar shqiptar u arrestua në qytetin e Pylosit, Greqi, pasi dhunoi pronarin e një berberhaneje dhe dëmtoi automjetin e tij, njoftojnë autoritetet lokale. Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur më 7 shkurt, kur i riu kishte shkuar fillimisht si klient dhe ishte qethur nga pronari 51-vjeçar. Më pas, për arsye ende të paqarta, 25-vjeçari u kthye në berberhane, ku fillimisht e ofendoi 51-vjeçarin dhe më pas e goditi me shkop gome, duke i shkaktuar lëndime trupore. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit dhe për të përcaktuar motivin e sulmit. Top Channel