Dhunohet rëndë pas koke avokati i Ilir Metës në Vlorë
Avokati i njohur i Vlorës, Kujtim Cakrani, njëkohësisht mbrojtësi ligjor i ish-Presidentit Ilir Meta, është dhunuar rëndë mesditën e sotme, rreth orës 13:30, në ambientet e një karburanti në hyrje të qytetit të Vlorës. Sipas dëshmisë së tij, dy persona të panjohur e kanë sulmuar në momentin që ai po furnizohej me karburant. Fillimisht, autorët e kanë ofenduar dhe sharë verbalisht, ndërsa dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të një parkimi, edhe pse vetë avokati shprehet se nuk beson se ky ka qenë shkaku i vërtetë i sulmit. Më pas, situata ka agravuar në dhunë fizike, ku avokati Cakrani është goditur me një mjet prerës në pjesën e pasme të kokës. Si pasojë, ai ka pësuar një frakturë të rëndë dhe është transportuar me...
Burimi:
kohajone.com