Dhunë ndaj qytetarëve/ Prokuroria kërkon 6 vite burgim për zv.drejtorin e Vlorës, Klodian Kondi
Klodian Kondi, nëndrejtori i policisë së Vlorës është marrë i pandehur nga prokuroria e Sarandës, për shkak të dhunës fizike që ka ushtruar ndaj qytetarit, Genci Ahmeti, gjatë fazës hetimore të një çështje penale, që lidhet me vrasjen e 41-vjeçarit, Klodian Bakia. Së bashku me Kondin, i pandehur në këtë dosje është marrë dhe shefi i krimeve në komisariatin e Sarandës, Erion Muho. Të dy akuzohen për veprën penale të “Përdorimit të dhunës gjatë hetimeve”. Sipas prokurorisë së Sarandës, përdorimi i dhunës nga personi i ngarkuar me zhvillimin e hetimeve për ta detyruar shtetasin të bëjë deklaratë, të dëshmojë ose të pohojë fajësinë e tij a të një tjetri, dënohet me burgim nga 3 në 10 vite burgim. Kjo dosje tregon dhe rikonfirmon një sërë...
Burimi:
gijotina.com