Dhunë mes të dënuarve ‘VIP’ në burgun e Reçit, shau gardianët dhe Safet Bajrin, Sokol Sanxhaktari rrihet keq

Dhunë mes të dënuarve ‘VIP’ në burgun e Reçit, shau gardianët dhe Safet Bajrin, Sokol Sanxhaktari rrihet keq

Është rrahur keq në burgun e Reçit, Sokol Sanxhaktari, i dënuari me 15 vite burgim për akuzën e vrasjes së Florian Lamçes, ngjarje kjo e ndodhur në 30 korrik 2020 në Elbasan. Sanxhaktari, është dhëndri i ish-kryetarit të bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, i cili ka ndëruar jetë disa vite më parë. Lajmi për dhunimin fizik të Sanxhaktarit, konfirmohet nga burime pranë policisë së burgjeve, të cilët thanë për gazetarin Elton Qyno, se gjithçka ka ndodhur pak ditë më parë pas një sherri që nisi fillimisht mes Sanxhaktarit dhe disa gardianëve që shërbejnë brenda burgut dhe më pas në konflikt ka hyrë dhe Safet Bajri dhe miqtë e këtij të fundit, të cilët janë të izoluar në burgun e Reçit në Shkodër. Sipas burimeve, i...