Dhuna ndaj gazetarit Elton Tozaj/ Reagon UGSH: Tronditëse, akt kriminal

Dhuna ndaj gazetarit Elton Tozaj/ Reagon UGSH: Tronditëse, akt kriminal

Foto ilustruese TIRANË- Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar lidhur me dhunën ndaj gazetarit Elton Tozaj, një ngjarje e raportuar nga media dhe e konfirmuar nga familjarët e tij ditën e sotme. Ky akt dhune është cilësuar nga UGSH si një krim i papranueshëm dhe kërkohet zbardhja e plotë e ngjarjes dhe ndëshkimi i autorëve të saj. Unioni u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të ofrojnë një sqarim zyrtar dhe të plotë të këtij episodi dhe të sigurojnë drejtësi për të dënuar autorët. Reagimi i plotë: Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Dhuna ndaj gazetarit Elton Tozaj, akt kriminal që duhet zbardhur dhe autorët të ndëshkohen UGSH ndan me shqetësim dhe tronditje lajmin e publikuar nga shumë media dhe familjarë të gazetarit Elton Tozaj, për dhunimin...