Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

Pak orë pas incidentit të rëndë në qytetin e Durrësit, ku është dhunuar një famlije e tërë, ka reaguar një nga të dëmtuarit, duke rrëfyer tmerrin dhe panikun që kanë përjetuar. ‘Kemi frikë të dalim nga shtëpia se mos na rrahin sërish. Nuk kam dalë as për të blerë bukë për fëmijët!’, shprehet V. Meçani, e cila gjithashtu është sulmuar nga autorët që tashmë janë shpallur në kërkim nga policia. Një tjetër person, 44-vjeçar, është nën procedim penal. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes në lagjen nr.14, Nishtulla, ku disa persona kanë goditur brenda makinës një familje. Sipas Meçanit, i pari që u sulmua ishte 55-vjeçari Fatmir Meçani. Më pas, makina e familjes, e drejtuar nga vëllai Lulzimi, bashkëshortja e Fatmirit dhe kunata e...