Dhoma e Avokatisë Vlorë kundërshton zhvendosjen e Kadastrës: Vendim i dëmshëm dhe diskriminues për qytetin
Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit për zhvendosjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës nga Vlora drejt Tiranës, duke e cilësuar atë si të papranueshëm, të njëanshëm dhe thellësisht të dëmshëm për qytetin, profesionistët e drejtësisë dhe qytetarët e qarkut të Vlorës. Në një deklaratë publike, Dhoma e Avokatisë shprehet se ky vendim nuk përbën një rast të izoluar, por është vazhdim i një politike sistematike të zbrazjes institucionale të Vlorës. Sipas saj, kjo prirje ka arritur kulmin me largimin e mëparshëm të Gjykatës Administrative dhe Gjykatës së Apelit, duke e lënë qytetin pa institucione kyçe të drejtësisë dhe duke e kthyer atë në një “periferi institucionale pa peshë” në hartën juridike të vendit. Reagimi: Dhoma e Avokatisë Vlorë shpreh...
Burimi:
top-channel.tv