Dh@noi bashkëshorten dhe vajzën më pas u vetëpl@gos, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

Dh@noi bashkëshorten dhe vajzën më pas u vetëpl@gos, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

A.V 55 vjeç, është arrestuar nga policia në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe ka kërcënuar me thikë vajzën e tij. Pas konfliktit, ai është vetëdëmtuar dhe më pas është vënë në pranga në spital. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të datës 13 shkurt 2026, në banesën e familjes në fshatin Qerret. Sipas policisë, pas një konflikti për motive të dobëta, 55-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, 42 vjeçe. Në vijim, ai ka kërcënuar edhe vajzën e tij me mjet prerës (thikë). Vajza ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe ka njoftuar Policinë. Pas konfliktit, 55-vjeçari është vetëdëmtuar me thikë në pjesën e qafës.