Dhëndri dhe vajza e Trump në Vlorë

Dhëndri dhe vajza e Trump në Vlorë

Rreth orës 10:00 të ditës së mërkurë, e shoqëruar nga forca të shumta policie dhe me eskortën e saj, ka mbërritur në qytetin e Vlorës Ivanka Trump, vajza e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Pas takimit të zhvilluar në një nga hotelet e qytetit të Vlorës, dhëndri dhe vajza e presidentit të SHBA-së, Jared Kushner dhe Ivanka Trump, janë ndalur në zonën e hidrovorit në Akerni, një territor i njohur për potencialin e tij të lartë në zhvillimin e turizmit elitar dhe investimeve strategjike. Të shoqëruar nga arkitektë të njohur dhe nën masa të rrepta sigurie, me praninë e forcave të shumta të policisë, Trump dhe Kushner kanë inspektuar nga afër vijën bregdetare dhe hapësirat përreth hidrovorit në Akerni. Vizita është përqendruar në...