Dezinformimi si armë lufte/ “Ortek” lajmesh të manipuluara në rrjet, ekspertët: Informohuni në media tradicionale

Dezinformimi si armë lufte/ “Ortek” lajmesh të manipuluara në rrjet, ekspertët: Informohuni në media tradicionale

Konflikti mes Iranit dhe Izraelit e SHBA po shoqërohet me dezinformim. Ndërsa luftimet zhvillohen në terren, një tjetër betejë po ndodh në hapësirën digjitale. Përhapja me shpejtësi e informacioneve dhe pamjeve të pasakta. “Ka një parim në gazetarinë e luftës që dëshmori i parë i luftës është informacioni. Informacioni është bërë pjesë e teknologjisë ushtarake për të mundur kundërshtarin. Në këtë filozofi janë shtuar shumë aktorët që luajnë me emocionet e palëve të përfshira ose të interesuara në konflikt”, u shpreh pedagogu i gazetarisë, Zylyftar Bregu. Lajme të manipuluara shpesh paraqiten si pamje reale nga fronti i luftës, por sipas verifikimeve rezulton se shumë materiale janë krijuar me inteligjencë artificiale ose bazohen në ngjarje të vjetra, madje edhe nga koncerte me pjesëmarrje masive, por një...