Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum për shkak të baticës, përmbyten banesa dhe biznese

Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum për shkak të baticës, përmbyten banesa dhe biznese

Vija bregdetare e Orikumit është përballur sot me një fenomen që ka çuditur dhe trembur banorët. Objektet përgjatë vijës bregdetare janë prekur nga një valë e fortë uji. Për pasojë janë përmbytur biznese dhe disa banesa. Siç raporton gazetari i Top Channel, Mikel Marsi, nga uji është përmbytur edhe rruga kryesore. Besohet se fenomeni vjen për shkaqe natyrore të baticës dhe era e fortë dhe deti me dallge. Top Channel